Drita U-20 sfidohet nga Prishtina Volley

Volejboll

Drita U-20 sfidohet nga Prishtina Volley

Më: 17 maj 2026 Në ora: 11:21
Drita

Sot në palestrën 'Better Life' në Lipjan zhvillohen ndeshjet e Play-Offit për kategorinë U20.

KV Drita - meshkujt do të përballet në gjysmëfinale me Prishtina Volley nga ora 12:00, në një sfidë shumë të rëndësishme drejt finales.

“Fituesi i këtij takimi do të luajë në finalen e madhe nga ora 14:30, kundër fituesit të çiftit Prishtina-Ferizaj.

Djemtë tanë janë gati për këtë sfidë dhe do të japin maksimumin për të arritur objektivin e madh”, thuhet nga KV Drita..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat