Hendbolli e kishte synim që finalen e Kupës së Kosovës t’i luajë në palestrwn e fshatit Greme, që gjendet 5 kilometra larg qytetit dhe rrethohet nga fshatrat Doganaj, Gaçkë, Varosh e Zaskok, por dështoi në sekondat e fundit!
Volejbolli u treguan me të vyeshëm, zbarkojnë në fshatin Greme me kombëtaren e Kosovës në volejboll (meshkujt).
Në fakt, ua bën 8 me 2 hendbollit, sepse u treguan më të guximshëm në vendim FVK.
“Kombëtarja A e Kosovës në volejboll po vazhdon me intensitet të lartë fazën përgatitore në Greme të Ferizajt, në prag të paraqitjeve në CEV European Volleyball League 2026.
Nën drejtimin e përzgjedhësit Darko Prebiraceviq, së bashku me ndihmësit Adriatik Kajtazi dhe Valon Mustafa, ekipi kombëtar po zhvillon seanca të përditshme stërvitore me fokus në harmonizimin e grupit, ngritjen e ritmit të lojës dhe konsolidimin teknik e taktik të skuadrës.
Stafi teknik po punon maksimalisht që skuadra jo vetëm të komponohet sa më mirë për sfidat ndërkombëtare, por edhe të përcillet në vazhdimësi forma dhe progresi individual i secilit lojtar gjatë fazës përgatitore.
Atmosfera pozitive, angazhimi i volejbollistëve dhe intensiteti i lartë në stërvitje po karakterizojnë ditët e grumbullimit, derisa Kombëtarja synon të prezantohet sa më konkurruese në arenën evropiane gjatë muajit qershor”, - thuhet nga FVK.
Orari i ndeshjeve
Turneu në Letoni
06/06/2026 | 18:00
Kosova – Rumania
07/06/2026 | 16:30
Letonia – Kosova
Turneu në Estoni
12/06/2026 | 18:00
Kosova – Estonia
13/06/2026 | 16:00
Austria – Kosova
Turneu në Kosovë
19/06/2026 | 20:00
Maqedonia e V. – Kosova
21/06/2026 | 20:00
Kosova – Izraeli