Kombëtarja A e Kosovës në volejboll ka mbërritur në Gorazhde të Bosnjë dhe Hercegovinës, ku këtë fundjavë do të nisë paraqitjen në edicionin 2026 të CEV European League.
“Menjëherë pas akomodimit, vashat tona kanë zhvilluar edhe seancën e parë stërvitore në palestrën ku do të luhen ndeshjet e turneut të parë, me fokus në përshtatjen me ambientin dhe përgatitjet e fundit para debutimit në garë.
Stafi teknik i udhëhequr nga përzgjedhësi Lorik Ilazi, së bashku me ndihmësit Ylli Kadriu dhe Vlora Berisha, si dhe eksperti spanjoll Alberto Ruiz Rubio, kanë zhvilluar programin e paraparë të punës, duke u fokusuar në aspektet teknike dhe taktike të ekipit.
Pas një periudhe intensive përgatitore dhe katër fitoreve në ndeshjet miqësore ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut,
Kombëtarja e Kosovës synon të nisë me paraqitje pozitive aventurën evropiane”, thuhet nga FVK.