Vllaznia dhe Skënderbeu kanë barazuar mbrëmjen e sotme, në ndeshjen e parë të sezonit të ri të “Abissnet Superiore”.
Sfida e zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi”, përfundoi me shifrat 2-2. Pas këtij dueli ka folur "Lojtari i Ndeshjes", sulmuesi i Skënderbeut, Charles Bismark.
“Nuk u ndjeva çuditshëm, edhe pse vitin e kaluar Shkodra ishte shtëpia ime. Jam mësuar në këtë stadium dhe ishte gjithçka në rregull me mua. Në mbrojtje? Ky është futbolli, ndonjëherë nuk e di se ku do të luash, duhet të jesh i gatshëm për gjithçka.
Objektivat? Ne kemi lojtarë të rinj dhe po luftojmë që të jemi në top 6 dhe të fitojmë titullin. Unë duhet të shënoj dhe dua të shënoj.
Nuk luajta shumë sezonin e shkuar, dua të shënoj më shumë. Korça apo Shkodra? I dua të dy qytetet”, tha Bismark.