Vdes Mehdi Mehmeti, sot bëhet varrimi i tij

Volejboll

Vdes Mehdi Mehmeti, sot bëhet varrimi i tij

Nga: K.Goca Më: 25 gusht 2026 Në ora: 11:10
Mehdi Mehmeti

Volejbolli dhe sporti i Kosovës kanë humbur një emër të madh. 

Sot ka ndërruar jetë Mehdi Mehmeti, një nga figurat e njohura të volejbollit të Kosovës.

Mehdi Mehmeti ishte ish-volejbollist i spikatur, trajner kampion, si dhe ish-kryetar dhe ish-drejtor i llubit të volejbollit Prishtina F. 

Ishte trajner i ekipeve të meshkujve të Universitetit të Prishtinës dhe KEK-ut,

Kontribut të rëndësishëm kishte dhënë edhe në Federatën e Volejbollit, ku kishte qenë pjesë e komisioneve të saj.

Përveç angazhimit të drejtpërdrejtë në sport, Mehmeti ishte edhe donator dhe mbështetës i madh i volejbollit.

Ai i përkiste edhe gjeneratës së volejbollistëve që vepruan dhe u sakrifikuan në periudhën e rezistencës ndaj regjimit serb, duke kontribuar në mbajtjen gjallë të sportit.

Pas një sëmundje të rëndë, sot në amshim shkon një veprimtar i madh i sportit të Kosovës, i cili për dekada i shërbeu volejbollit.

Varrimi i Mehdi Mehmetit bëhet sot, në orën 13:00, në varrezat e lagjes Arbëria në Prishtinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat