Kombëtarja A e femrave të Turqisë në volejboll, në Kampionatin Evropian 2026, mundi Azerbajxhanin 3:0 (25:14, 25:16, 25:22) dhe u kualifikua në çerekfinale.
Turqia e nisi ndeshjen shumë mirë në rrjet dhe zhvilloi një paraqitje të mirë gjatë gjithë setit të parë. Ekipi turk e përfundoi setin e parë me rezultat 25:14.
Seti i dytë ishte më i luftuar. Me shërbimet e fuqishme të Vargasit dhe lojën e mirë në bllok, kombëtarja turke vazhdoi të luante me ritëm të lartë kundër Azerbajxhanit. Turqia fitoi edhe setin e dytë, këtë herë me rezultat 25:16.
Në setin e tretë, Azerbajxhani arriti ta barazojë rezultatin në 21”21.
Megjithatë, Turqia luajti më mirë në momentet vendimtare dhe e fitoi setin 25:22, duke fituar kështu të gjithë ndeshjen 3:0..