Volejbollistet polake do të luajnë sërish për medalje në Kampionatin Evropian!
Polonia e mposhti Holandën në çerekfinale me rezultatin 3:1 (25:16, 20:25, 25:20, 25:23) dhe u kualifikuan në zonën e medaljeve të turneut të këtij viti.
“Për këtë moment kishim pritur shtatë vjet dhe tani polaket kanë sërish mundësinë për t'i dhënë fund një thatësire 17-vjeçare pa medalje në këtë kompeticion.
Që nga viti 2021, në turnetë e mëdha, volejbollistet polake ishin përballur me një version të ri të së ashtuquajturës “mallkimi i çerekfinales” në volejbollin polak. Kampionati Evropian 2021,
Kampionati Botëror 2022, Evropiani 2023, Lojërat Olimpike 2024 dhe Botërori 2025 – të gjitha këto turne përfunduan për këtë skuadër pa mundësinë për të luftuar për medalje.
Këtë herë më në fund do të jetë ndryshe. Mallkimi i çerekfinales nuk ekziston më dhe Polonia do të luajë sërish në gjysmëfinalen e Kampionatit Evropian!
Në çerekfinalen e së enjtes kundër Holandës, polaket i lejuan kundërshtareve të fitonin vetëm një set. Në disa momente humbën epërsitë që kishin krijuar dhe patën momente pasigurie, por në fund ishin më të mira dhe arritën aty ku dëshironin t'i shihnin tifozët e tyre.
Tani kanë një mundësi të madhe për të arritur një sukses të tillë për herë të parë pas 17 vitesh”, - ka shkruar media polaket “Sport. pl”.