Sportistet e turpërojnë Vuçiçin! Media kroate: Nuk mundën ta fshihnin neverinë

Volejboll

Sportistet e turpërojnë Vuçiçin! Media kroate: Nuk mundën ta fshihnin neverinë

Nga: K.G. Më: 10 shtator 2026 Në ora: 17:17
Pamje

Aleksandar Vuçiç mori një shuplakë të fuqishme nga volejbollistet serbe.

Vuçiç në siklet, i turpëruar dhe nga goditja që mori nga vet serbet.

Mediumi kroat “Index” ka shkruar për volejbollistet serbe që nuk donin ta shinin me sy Aleksandar Vuçiçin.

“Volejbollistet serbe fituan medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian, ndërsa pritja nga presidenti Aleksandar Vuçiç – e organizuar pas kthimit të tyre në Serbi, ajo që tërhoqi vëmendjen e publikut.

Konkretisht, ndërsa Vuçiçi mbante një fjalim, kamerat kapën fytyrat dukshëm të pakënaqura të sportisteve; ato nuk bënë asnjë përpjekje për të fshehur ndjenjat e sikletit  apo edhe të neverisë, teksa qëndronin pranë tij.

Pamjet e shprehjeve të fytyrës së tyre u përhapën me shpejtësi në rrjetet sociale, ku shumë njerëz i cilësuan si heroina që qëndruan krejtësisht indiferente në praninë e Vuçiçit”, ka shkruar media kroate.

“Dukej sikur lojtaret thjesht po prisnin që aktiviteti të përfundonte sa më shpejt të ishte e mundur.

Dhe kështu ndodhi, pasi ato u larguan menjëherë pas përfundimit të fjalimit të Vuçiçit.

Udhëheqësi i Serbisë mbeti i shtangur nga mënyra se si ato i kthyen shpinën, siç shihet edhe në pamje”, shkruan më tej.

Ndër zërat më të spikatur ishte ai i ish-basketbollistit Vladimir Shtimac.

"I përgëzoj vajzat me gjithë zemër. Ato janë krenaria. Shihet qartë se dikush i detyroi të shkonin atje që 'Ai-që-nuk-duhet-përmendur-me-emër' të mund të thoshte diçka dhe ndoshta të fitonte disa pikë politike. Kjo nuk do të ndodhë," shkroi Shtimac.

Postimi i tij u pasua nga një sërë komentesh të tjera, si: "Vuçiç, ik; askush nuk të do." Shkrimtari Stefan Simiq: "Qëndrimi i tyre është më i madh se medalja".

Pritja e organizuar për volejbollistet bëri bujë të madhe edhe jashtë kufijve të Serbisë, ndërsa shkrimtari serb Stefan Simiq ofroi një analizë të detajuar, duke u shprehur hapur në postimin e tij. Simiq vuri në dukje se sa shumë e kishte goditur sikleti i dukshëm që ndjenin volejbollistet gjatë fjalimit të Vuçiçit.

Sipas tij, gjuha e trupit të tyre, me kokat e ulura dhe mungesën totale të buzëqeshjeve, i ngjante më shumë një ceremonie përkujtimore sesa një feste. Ai theksoi se kjo pasqyron qartë qëndrimin e disa të rinjve ndaj Vuçiçit dhe politikës që ai përfaqëson..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat