Bahri Gjinovci përgënjeshtron Visar Alimehajn dhe paralajmëron padi ndaj tij

Volejboll

Bahri Gjinovci përgënjeshtron Visar Alimehajn dhe paralajmëron padi ndaj tij

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 22 shtator 2026 Në ora: 14:06
Bahri Gjinovci

Presidenti i Federatës së Volejbollit të Kosovës, Bahri Gjinovci, ka përgënjeshtruar deklaratën e ish nënkryetarit të Federatës së Volejbollit të Kosovës, kur thotë mes të tjerash: “Para dy vitesh e mundësova një bashkëpunim ndërmjet Komitetit Olimpik të Kanadasë dhe Komitetit Olimpik të Kosovës.

Fillimisht ishte për bashkëpunim profesional dhe shkëmbim të lojtarëve e trajnerëve, platformën online të Coaches Assotiation of Canada që përfshin kurse për trajnerë dhe i thash Ismet Krasniqit: "Ti në takim kërko çfarëdo që të duhet, çfarëdo që i nevojitet Kosovës dhe unë pastaj e rregulloj nga këtu që të realizohet". Ismeti fillimisht u gëzu dhe më falënderoj shumë.

Por çfarë ndodhi pastaj, me urdhër të Bahri Gjinovcit, Ismeti kurrë nuk u takua me anëtarët e Komitetit Olimpik të Kanadasë. Ata e priten për takim edhe në Paris gjatë Lojërave Olimpike, por nuk shkoj. Ka 2 vjet që e presin por nuk përgjigjet në emaila”. 

Gjinovci është edhe anëtar i Komitetit Olimpik të Kosovës.
Gjinovci ka kundërshtuar pretendimet e Alimehajt dhe ka paralajmëruar se ndaj tij do të ndërmarrë edhe masa ligjore, përkatësisht padi.

“Ky pretendim është kategorikisht i pavërtetë dhe plotësisht i pabazuar. Nuk kam pasur asnjë dijeni apo përfshirje në këtë çështje dhe nuk kam qenë ne dijeni për këtë komunikim.

Avokati im po përgatit lëndën dhe provat për inicimin e procedurës gjyqësore për shpifje dhe vënien para pergjegjësisë ligjore te autorit të kesaj deklarate”, thotë Bahri Gjinovci për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Sipas Alimehaj, Kosova ka humbur një projekt mevlerë 36 milionë dollarë kanadez.

“Për fund projekti i ndërtimit të një Qendre Sportive Kanadezo-Kosovare (me dy fusha sporti, bazen gjysëm olimpik, sallë fitnesi, bibliotekë e shumë salla tjera përbërëse të kësaj qendre (community center) shkoj në një vend tjetër.

 E dinë shumë shok të mi për këtë, bile njëri nga ta është Agron Nikçi (drejtor për punë komunale në Pejë) më that a ta bimë Kryetarin e Komunës të takohet, veç a bohet ky projekt me ardh në Pejë. I thash së pari duhet marrëveshje mes Komiteteve Olimpike pastaj për vendin ku do të ndërtohet mundemi me zgjedh Pejën se i plotëson kushtet e Kanadezeve. 

Kushti i vetëm i kanadezëve ishte që kjo community center të përdoret nga ekipet kombëtare kanadeze në qoftë se marrin pjesë në ndonjë Olimpiadë apo Kampionat Botëror që organizohet në Evropë, ekipet e tyre së pari të vijnë për akomodim në Kosovë.

Kjo qendër e ka pas vlerën 136 milion dollar kanadez.

Krejt këto të mira unë vetëm i kam mundësu, pa asnjë interes të vetëm. 

Nuk kam fol që 2 vite por tani le të dihet. 

Në qoftë se Ismet Krasniqi i mohon këto, unë i kom faktet, bisedat në viber me të dhe emailit e shkëmbyer me të dhe Jannifer Nadolny (Director of Public Affairs Canadian Olympic Committee)”, ka komentuar Alimehaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat