​Edicioni 2026/27 i Superligës së volejbollit nis me katër përballje

Volejboll

​Edicioni 2026/27 i Superligës së volejbollit nis me katër përballje

Më: 23 shtator 2026 Në ora: 09:17
Fotoilustrim

Superliga e Kosovës në volejboll për vajza do ta nisë edicionin e ri 2026/27 më 3 dhe 4 tetor, me tetë skuadra që do të garojnë për titullin e kampionit.

Tashmë janë bërë të ditura përballjet e xhiros së parë, ku në program janë katër ndeshje.

Në javën hapëse do të përballen Drita dhe Ferizaj, Fushë Kosova dhe Skenderaj, AAB Prishtina 75 dhe Fer Volley, ndërsa Prishtina Elite do të përballet me Gjinocin.

Kampionati i ri do të zhvillohet në dy pjesë. Pjesa vjeshtore do të ketë gjithsej 12 xhiro, ndërsa sezoni i rregullt do të zhvillohet në 21 xhiro.

Pas përfundimit të sezonit të rregullt, skuadrat do të vazhdojnë garën në fazën e Play-Off-it, ku do të përcaktohet kampioni i edicionit 2026/27.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat