Sportistja befason: Fjalë që në asnjë mënyrë nuk guxonim t’i thoshim...

Volejboll

Sportistja befason: Fjalë që në asnjë mënyrë nuk guxonim t’i thoshim...

Nga: K.G. Më: 6 tetor 2026 Në ora: 16:18
Samanta Fabris

Volejbollistja kroate Samanta Fabris, ka folur për përvojën e saj në Rusi, sanksionet, largimin nga kombëtarja kroate dhe sezonin e saj të fundit, me shumë gjasë, në Kinë.

“Kur luaja në Rusi, jeta jonë dukej normale, por na dhanë një listë me fjalë që në asnjë mënyrë nuk guxonim t’i thoshim.

Lufta, Ukraina, Putin... As në mesazhe dhe as në rrugë. Kështu na kontrollonin.

Bashkëlojtaret më thoshin se në atë kohë këto gjëra nuk përmendeshin as në televizion.

Unë nuk e shikoja shumë televizionin, kështu që as rusët nuk mund ta dinin se cila ishte pamja e vërtetë, sepse edhe në media paraqitej ndryshe”, tha Fabris, transmeton media kroate “Sportske Novosti”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat