Zvicër: Shqiptari nga Kosova rrah për vdekje 85 vjeçarin në Klinikën Psikiatrike, nën akuza dy mjekë

Zvicra

Zvicër: Shqiptari nga Kosova rrah për vdekje 85 vjeçarin në Klinikën Psikiatrike, nën akuza dy mjekë

Më: 13 janar 2021 Në ora: 08:30
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një 37 vjeçar nga Kosova e kishte rrahur për vdekje shokun e tij të dhomës në Klinikën Psikiatrike St. Urban në Luzern të Zvicrës.

Ngjarja kishte ndodhur më 14 prill të vitit 2017.

Krejt kjo pasi sipas raportimeve të Luzerner Zeitung, kosovari kishte “dëgjuar zëra”, kështu duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse një 85 vjeçari i cili ishte në një dhomë me të.

Gjykata penale e Lucernit e ka gjykuar si të paaftë autorin e krimit dhe ndaj tij është urdhëruar masa e kujdestarisë, njofton Luzernerzeitung.

Por, tani nën akuzë ndodhen dy mjekë për pakujdesi në natën kritike, që po konsiderohen përgjegjës për vrasjen.

Ndaj ish-mjekut kryesor dhe mjekut kujdestar është ngritur padi.

Prokurori i rastit ka njoftuar të hënën se kanë përfunduar hetimet lidhur me rastin.

Mjekët akuzohen se kishin kontribuar në vrasjen e pacientit, si persona përgjegjës dhe punonjës të Klinikës St. Urban.

Sipas prokurorit publik padia penale për vrasje nga pakujdesia kundër mjekut kudjestar në atë kohë mbështetet në faktin se kur 37 vjeçari ishte pranuar në psikiatri, kishin ndodhur dështime serioze.

Ndër të tjera, hetimi duhet të sqarojë nëse janë bërë gabime penale me peshë, kur njeriu me sëmundje psikike akute ishte pranuar dhe ishte caktuar në një dhomë dyshe.

Sikur të ishte bërë një vlerësim më i kujdesshëm i gjendjes, vrasja  mund të shmangej.

Ndërkaq, mjeku kujdestar nuk e ka pranuar padinë ndaj tij duke e kundërshtuar atë.

Procesi kundër ish-kryemjekut është ndërprerë pasi që nuk ishte gjetur asnjë mangësi në organizimin e funksionimit të klinikës dhe burimeve njerëzore.

Të dy vendimet nuk janë ende përfundimtare.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat