Saranda Ademi: “Dyshe e pathyeshme”

Zvicra

Saranda Ademi: “Dyshe e pathyeshme”

Nga: Maksim Gjokaj Më: 17 prill 2021 Në ora: 13:36
Saranda Ademi

Megjithëse ajo jeton në Zvicër ndjek nga larg çdo zhvillim në Kosovë, por dhe kur një gjë nuk shkon ajo reagon.

Po flasim për super personazhin e njohur Saranda Ademi e cila në rrjetin e saj social kishte shkruar kështu:

Postimi i plotë:

"Binomi Osmani - Kurti

Një dyshe vertikale, një dyshe e pathyeshme, një dyshe që mori me vete zemrat e rinisë shqiptare, një dyshe që shpëtoi shpresën për një të nesërme më të mirë nga kthetrat e botës së inkriminuar në të gjitha fushat e jetës në Republikës e Kosovës. Ky është brezi i ri i Atdheut që ëndërrova nga të katët anët e botës, ku dergjem, unë dhe qindra mijëra si unë, pikerisht me fajin e te përmbysurve. Edhe pse e kam tê veshtirê të veçoj një dyshe nga ai vargan të rejash dhe të rinjësh që ndoqi në çdo hap, madje edhe gjer në varr, këtë dyshe historike, shpresoj të mos më zemërohet askush që vura në ballë të këtij shkrimi dy emra të përveçem, dy emra që u dha besimin dhe uratën e Zotit mbarë Rinia Shqiptare, andej dhe këndej "kufirit" të Nënës Shqipëri. Urime Dardania ime...". BS

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat