Kështu e përshkruan media zvicerane vrasjen e 18 vjeçares në Ferizaj

Zvicra

Kështu e përshkruan media zvicerane vrasjen e 18 vjeçares në Ferizaj

Nga: M.L. Më: 23 gusht 2021 Në ora: 16:05
Dy të dyshuarit në spitalin e Ferizajn

Në jug të Kosovës, dy burra thuhet se kanë vrarë një grua të re 18 vjeçare, shkruan 20.ch duke cituar mediet në Kosovë. Të dyshuarit ishin të dielën në një Audi me targa zvicerane, përcjell “Bota sot”.

Në jug të Kosovës, dy burra hodhën një të re në urgjencën e spitalit të dielën. 18-vjeçarja M.O. ishte tashmë e vdekur.

A.S. vjeç 32 dhe D.K. 29, më pas ikën me një Audi me targa zvicerane. Të dy akuzohen për vrasjen e 18 vjeçares.

Autoritetet përdorën imazhe të kamerave të sigurisë për të gjetur autorët e dyshuar. S. u arrestua, kurse 29-vjeçari K. është ende në kërkim.

Ata e dhanë trupin e pajetë të 18-vjeçares M.O. * në spitalin e Ferizajt, pastaj ikën me Audi-në e tyre me targa zvicerane. Dy burrat akuzohen për vrasjen e një gruaje të re në Kosovën jugore, raportojnë mediat lokale.

Të dy u filmuan kur e çuan 18-vjeçaren në spitalin e Ferizajt rreth orës 3 pasditen e së dielës. Në këtë kohë, e reja ishte tashmë e vdekur, shkruan platforma e lajmeve Kallxo.com. O. vdiq si pasojë e keqtrajtimit të shkaktuar. Duke përdorur imazhet nga kamerat e vëzhgimit të spitalit, autoritetet ishin në gjendje të gjenin burrat dhe vendin e krimit: Krimi thuhet se është kryer në një ndërtesë banimi në Ferizaj.

Policia menjëherë u vu në kërkim të të dyshuarëve duke i kontrolluar të gjitha pikat kufitare.

Hetimi është duke vazhduar dhe kërkimi për të dyshuarin e dytë vazhdon. Të dy burrat tashmë ishin të njohur në polici për shkak të krimeve të mëparshme.

K. kishte refuzuar të dëshmonte gjatë arrestimit. Kufoma e M.O. aktualisht është duke u ekzaminuar në Institutin për Mjekësi Ligjore në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat