Gjykata e Zvicrës nuk i beson dashurisë së 70 vjeçares me 35 vjeçarin nga Kosova

Zvicra

Gjykata e Zvicrës nuk i beson dashurisë së 70 vjeçares me 35 vjeçarin nga Kosova

Më: 23 shkurt 2022 Në ora: 12:07
Foto ilustrim

Gjykata në Aargau nuk i ka besuar deklaratës së dashurisë në mes të një 70 vjeçareje dhe një 35 vjeçari nga Kosova.

Kjo pasi që leje qëndrimi në Zvicër lakmohet nga shumë të huaj dhe lidhin martesa të rreme.

Prandaj, dyshohet që edhe kosovari kishte hyrë në lidhje të rreme për të siguruar leje qëndrimin.

Lidhur me rastin edhe gazeta “Aargauer Zeitung” i ka kushtuar një artikull kësaj ngjarje me titullin: “(Schatzi) Zemër, cili është problemi?”.

Në vitin 2018-të ata ishin martuar në Kosovë dhe gruaja pasi ishte kthyer në Zvicër kishte paraqitur kërkesën për bashkim familjar.

Por, gjykata kishte dyshuar se bëhet fjalë për një martesë fiktive dhe ishte refuzuar ankesa.

Ata bën ankesë në Gjykatën Administrative.

Hetuesit kishin siguruar bisedat mes çiftit dhe kishin ardhur në përfundim se kosovari nuk donte lidhje serioze por se kishte qëllime të tjera.

Faktet treguan se të dy ishin njohur në Facebook dhe se nuk ishin takuar deri në ditën e dasmës.

Edhe pse kishte vizën që do t’i lejonte të qëndronte në Zvicër për 90 ditë, vizitat e tij ishin të kufizuara në disa ditë.

Mësohet se i riu e ka kaluar pothuajse të gjithë kohën në dhomën e tij.

Regjistrat e bisedave tregojnë se gruaja i ka kërkuar disa herë të riut kosovar që të dilte nga dhoma e tij.

70-vjeçarja e kundërshton kategorikisht faktin se ata ishin martuar vetëm për “letra”.

“Nëse burri im ishte i interesuar vetëm për letrat, mund të kishte kërkuar dhe gjetur ndonjë tjetër prej kohësh”.

Ajo nuk pajtohet me vendimin e gjyqit.

Gruaja po mendon ta çojë çështjen në gjykatën federale.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat