Haradinaj pritet nga strukturat e AAK-së në Zvicër

Zvicra

Haradinaj pritet nga strukturat e AAK-së në Zvicër

Më: 19 mars 2022 Në ora: 22:53
Haradinaj pritet nga strukturat e AAK-së në Zvicër

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka qëndruar të premten dhe të shtunën në Zurich të Zvicrës.

Ai ka takuar në takime të ndryshme, aktivistë të AAK-së, afaristë dhe bashkatdhetarë të shumtë.

Sipas njoftimit të AAK-së Haradinaj është pritur nga numër i madh i bashkatdhetarëve, të cilët e kanë pritur shumë ngrohtësisht.

Haradinaj ka qenë i shoqëruar nga deputetja Time Kadrijaj, që gjithashtu ushtron funksionin e koordinatores për diasporë në kuadër të AAK-së.

Në faqen e tij në Facebook, Haradinaj ka shpërndarë disa fjalime të mbajtura para bashkatdhetarëve, të cilët i ka falënderuar për kontributin e tyre për Atdheun në të gjitha epokat.

Haradinaj i ka informuar ata për situatën politike dhe të sigurisë në Kosovë, dhe ka sqaruar rolin opozitar të tij dhe subjektit që ai e drejton.

Para aktivistëve të AAK-së, Haradinaj ka informuar edhe rreth mbarëvajtjes së zgjedhjeve të brendshme në parti dhe ka inkurajuar që sa më shumë bashkatdhetarë të marrin pjesë aktive në strukturat e reja të Aleancës.

Haradinaj do të vazhdojë vizitën e tij në Francë dhe Gjermani. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat