Befasi për të mirë në kuvendin e LAPSH në kantonin e Gjenevës

Zvicra

Befasi për të mirë në kuvendin e LAPSH në kantonin e Gjenevës

Nga: Abas Fejzullahi Më: 6 qershor 2022 Në ora: 21:04
Pamje nga Kuvendi

Në hapësirat e Salle des Fêtes d’Aïre Ch. Du Grand-Champ 11, 1219 Aïre në Gjenevë më, 4 qershor 2022, pikërisht në ora 14:00, nisi punimet Kuvendi i LAPSH, sipas FTESËS e cila në përmbajtjen e saj përfshinte Rendin e ditës e që ishte bërë publike më parë, për pjesëmarrjen e anëtarëve të LAPSH për Kanotonin e Gjenevës dhe për të gjithë të interesuarit e tjerë në nivel të LAPSH “Naim Frashëri” në Zvicër. Pjesëmarrja në këtë kuvend ishte një befasi e këndëshme që Kuvendi fillo dhe përfundoi punimet saksisht sipas kohës së parapar sipas programit e Rendit të ditës. Këtë mënyrë të organizimit ua kisha dëshiruar të gjitha kantoneve tjera nëZvicër me qenë të përpiktë në kohë lidhur me organizimet që të fillojnë me kohë siç shkruajn në Ftesa e lajmërime të shpërndara.

Pjesëmarrja në këtë kuvend ishte një befasi e këndëshme që Kuvendi filloi dhe përfundoi punimet saksisht sipas kohës së parapar sipas programit e Rendit të ditës. Këtë mënyrë të organizimit ua kisha dëshiruar të gjitha kantoneve tjera në Zvicër me qenë të përpiktë në kohë lidhur me organizimet që të fillojnë me kohë siç shkruajn në Ftesa e lajmërime të shpërndara. Në vijim të dhënat për Produktin (Aplikacionin) marrur nga programi i paraqitur në Kuvend më 4, qershor 2022.

“Aplikacion mobil Kryetari i LAPSH-së në Gjenevë ka krijuar një aplikacion mobil i cili lehtëson shumë menaxhimin e studentëve. Kur prindërit regjistrojnë fëmijën e tyre në faqen e internetit www.lapshgeneve.com, të dhënat e regjistrimit gjenerohen automatikisht në aplikacionin mobil, dhe çdo mësues mund t'i shohë nxënësit në aplikacion një minutë pas regjistrimit. Aplikacioni i lejon mësimdhënësit që të kenë qasje në numrat e telefonit të secilit prind, në çdo kohë (për shembull në rast emergjence). Mësimdhënësi regjistron ditarin dhe mungesat në aplikacion, por edhe notat në fund të vitit. Kjo ia mundëson Kryesisë të gjurmojë mungesat e përsëritura dhe gjithashtu të dërgojë notat që do të shënohen në librezën shkollore në një mënyrë të automatizuar dhe dixhitale. Mësuesit mund të çregjistrojnë një nxënës dhe të përditësojnë informatat si klasa dhe kontaktet e mësuesit në shkollën publike. Mësuesit mund të shënojnë edhe përshkrimin e mësimit për çdo orë shkollore.” Pas punimeve të Kuvendit që përfunduan brenda 35 minutave programi vazhdoi me festën e nxënësve për fund vitin shkollor 2021-2022.

Programi kulturor i përgatitur me nxënës kënaqen pjesëmarrësit me këngët e kënduara kushtuar, diturisë, atdheut, prindërve gjyshërve që si shenjë falënderimi morën shumë duartrokitje për programin e qfaqur me mjaft sukses.

Pas përfundimit të programit kulturor të nxënësve programi vazhdoi me përurimin e librit Monografikë “Shkolla Shqipe në Gjenevë” të z. Agim Paçarizit, ku z. Liburn Mehmetaj, kryetar i LAPSH mes tjerash falënderoi z. Agim Paçarizi për punën e bërë si udhëheqës i LAPSH në kantonin e Gjenevës për shumë vite, veteran i arsimit dhe anëtar nderi i LAPSH në Gjenevëpër me Monografinë si dhuratë me shumë vëlerë për LAPSH si dhe për faljen e një numër të caktuar të librave për t’i shitur LAPSH me çmimin që vet e përcakton dhe mjetet e grumbulluara nga shitja e librave shkojn në llogarinë e LAPSH si ndihmesë për institucionin arsimor ku edhe vet ka vepruar e ndihmon edhe pas pensionimit.

Liburn Mehmetaj, Kryetar i LAPSH për kantonin e Gjenevës dhe i LAPSH për Zvicër, paraqiti në Kuvend para të pranishmëve në mënyrë mjaft konkrete me fjalë e foto pamje dhe dëshmi punën e bërë në LAPSH në Gjenevë , ku mes tjerash dhkurtimisht trgoi ballafaqimet me vështërsit dhe sukseset e arritura tue paraqitur edhe dëshiren për ndryshme dhe jetësimin e qëllimeve të caktuara për punë dhe organizim sa më të mirënë të ardhmen.

Paraqitja e një Produkti të ri (Aaplikacioni) me të dhëna e dëshmi për punën dhe dokumentacionin e LAPSH në Gjenevë, ku edhe institucionet tjera arsimore të bashkësive tjera nëse tregojn interesim për ta blerë dhe nëse ky Produkt (Aplikacion) do të Ju shitet të interesuarëve siç e theksoi gjatë shpjegimit që bëri kryetari Liburn Mehmetaj, do të ket edhe përfitime materiale në llogari të LAPSH.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat