Shqiptari zgjidhet drejtor i Klinikës së Kardiokirurgjisë në Spitalin Universitar të Cyrihut

Zvicra

Shqiptari zgjidhet drejtor i Klinikës së Kardiokirurgjisë në Spitalin Universitar të Cyrihut

Më: 26 gusht 2022 Në ora: 13:13
Omer Xhemali

Kryemjeku i Kardiokirurgjisë në Spitalin Triemli të Cyrihut, Omer Xhemali, do të bëhet Drejtor i Klinikës së Kardiokirurgjisë në Spitalin Universitar të Cyrihut, duke filluar më 1 dhjetor 2022.

Prof. Dr. Xhemali njihet si mjeku i parë shqiptar që ka realizuar një operacion të transplantimit të zemrës.

Prof. Dr. Xhemali vjen nga Tetova. Ai ka studiuar dhe specializuar e doktoruar për mjekësi në Gjermani, ku edhe ka punuar disa vite, derisa ka shkuar për të punuar në Zvicër, në vitin 2009.

Xhemali punon në Spitalin e Cyrihut që nga viti 2009, ndërsa që nga viti 2018 si mjek kryesor i kardiokirurgjisë.

Në vitin 2007 Xhemali u zgjodh si autori më i mirë i një pune shkencore në Gjermani, Austri dhe Zvicër, ku mori çmimin “Hans Borst”.

“Unë nuk dua të bëhem hulumtues me famë botërore por dua që pacientëve të mi t`ua ofroj trajtimin më të mirë të mundshëm”, pati thënë doktori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat