“Zvicra kërkon mbi 100 mijë punëtorë…”/ Po shqiptarët a kanë të drejtë pune në Zvicër - Ja se çfarë thonë autoritetet nga Berna

Zvicra

“Zvicra kërkon mbi 100 mijë punëtorë…”/ Po shqiptarët a kanë të drejtë pune në Zvicër - Ja se çfarë thonë autoritetet nga Berna

Më: 15 shtator 2022 Në ora: 17:41
Zvicra

Zvicra është në thelb një vend që i rëndësishëm fuqi punëtore për të huaj jo vetëm për shkak sigurise, por edhe për shkak pagave solide.

Megjithatë, punëdhënësi që dërgon punonjësit tek ne ose thjesht punonjësi që synon të punojë për një periudhë të shkurtër në Zvicër shpesh përballet me rregulla komplekse të ligjit tatimor.

Përmes këtij artikulli do të mesoni me shumë se kush ka e kush nuk ka të drejte pune në terriorin e Zvicrës.

“Zvicra kërkon punëtorë, mbi 12 mijë vende të lira pune”. ose “Zvicrës i duhen më shumë se 114 mijë punëtorë” .. ishin vetëm disa tituj që kemi parë në mediat shqiptare ditëve të fundit. Ato shkruajtën, duke iu referuar burimeve të mbledhura nga portali i vërtetë i kërkimit të punës për agjencinë financiare AËP apo Indeed.

Lidhur me këtë gazeta zvicerane Le Canton27.ch ka kontaktuar sot autoritetet në Bernë, në veçanit ata nga Sekretariati Shtetëror për Migracionin SEM/ODM, me të cilët biseduam lidhur me të drejtën e punës të të intersuarve nga Ballkani, sidomos ata nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Serbia vende këto që nuk janë anëtare të BE-së, për të punuar në Zvicër, sepse në redaksinë tonë kemi arritur shumë letra e pyetje dhe kërkesa që duan të mësojne rreth mundësive për të punuar në Zvicër.

Anne Césard zëdhënese nga Sekretariati Shtetëror për Migracionin për gazetën zvicerane Le Canton27.ch fillimisht na është përgjigjur se “Për ata që janë anëtarë e BE-së dhe EFTA procedurat për punësim në vendin tonë janë më të lehta. Një mundësi pune eshte edhe për ata jashta BE-së, siç janë ato nga ballkani.. Por e tërë kjo varet nga kantonet, se çfarë kushte dhe kritere parashtrojnë..” 

Sipas autoriteteve zvicerane, punë në Zvicër per Shtetasit e vendeve jo anëtare të BE-së ose EFTA-s mund të pranohen në Zvicër për t’u angazhuar në punë fitimprurëse vetëm nëse ata janë të kualifikuar. Menaxherët, specialistët dhe punëtorët e tjerë me kualifikime konsiderohen të kualifikuar – duke filluar nga të diplomuarit universitarë me përvojë profesionale disavjeçare.

Po halli, cfarë do të bëhet me ata nga Kosova te cilet nuk janë as anëtarë të BE-së e as lëvizjen (schengen) e lirë, zyrtarja nga Beërna në vazhdim tha se “të intersuarit të punojnë në Zvicër që vijnë e nga  vende anëtare te BE/EFTA kërkohet disa kritere specifike për shembull të kenë një kontrate pune nga ndonje punëdhënës nga një kantoni Zvicrës, dihet duhet të jenë te kualifikuar apo te kenë një diplomë…”

“Nëse qëndrimi në Zvicër zgjat disa vite, merren parasysh edhe kriteret e integrimit: aftësia për t’u përshtatur profesionalisht dhe shoqërisht, aftësitë gjuhësore dhe mosha duhet të sugjerojnë një integrim të qëndrueshëm në mjedisin profesional dhe social. Punëdhënësi i ardhshëm duhet të demonstrojë gjithashtu se personeli i nevojshëm nuk mund të rekrutohet në tregun zviceran të punës (potenciali indigjen) ose në atë të vendeve anëtare të BE-së ose EFTA-s.”

“Natyrisht, në Zvicer ka punë edhe për vendet nga ballkani qe nuk jane anetare te BE/EFTA-s, po e tera kjo mvaret nga kantonet dhe kualifimimi tyre…” tha  Anne Césard, zyrtare nga Sekretariati Shtetëror për Migracion.

Gazeta zvicerane Le Canton27.ch ka mesuar se nga SEM/ODM  se “paga, kontributet e sigurimeve shoqërore dhe kushtet e punës duhet të jenë në përputhje me përdorimin në lokalitet, profesion dhe degë në Zvicër. Seksionet e ndryshme të kësaj faqeje përmbajnë informacion të detajuar në lidhje me kriteret e pranimit në tregun e punës, procedurën e autorizimit dhe autoritetet kompetente. Ato mbulojnë gjithashtu një përzgjedhje të temave që lidhen me pranimin në tregun e punës në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat