Flasin mësueset e shqipes në Zvicër

Zvicra

Flasin mësueset e shqipes në Zvicër

Nga: Nexhmije Mehmetaj Më: 7 mars 2023 Në ora: 08:43
Shkolla Shqipe në Korçë

Në kujtim të hapjes së Mësonjëtores së parë shqipe kombëtare laike në Korçë më 7 mars 1887, sot, 7 marsi 2023 u është kushtuar mësueseve të Shkollës Shqipe të Mësimit Plotësues në Zvicër.

Sot, 7 Mars 2023 tashmë është një Ditë e Shënuar për Shkollën Shqipe të Mësimit Plotësues dhe historinë e saj në Zvicër.

Më 7 mars 1987, në Ditën e Mësuesit z. Xhafer Shatri hapi Shkollën e parë shqipe të pavarur në Gjenevë, punuan mësueset vullnetare: Remzie Selimi – Zymeri, Hidajete Dërmaku dhe mësuesi Sejdi Sopi, për të hapur krahët e pushtuar tash mbi tri dekada hapësirën gjeografike zvicerane.

Duke qenë pjesë e Shkollës Shqipe të Mësimit Plotësues, mësuese për 28 vjet pandërprerë në kantonin Jura, mund të them se mësimi dhe ruajtja Gjuhës Shqipe nuk mund të mendohet pa Lidhjen e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” qysh nga vitet ’90 të shekullit që lëmë pas si bartëse organizative e mësimit shqip në Zvicër.

Një plejadë mësues e mësuese të shquar dhe prindër atdhetar derdhën djersën e mundin pa kursim vetëm e vetëm për të qenë më pranë fëmijëve shqiptarë, që të kenë mundësi edhe ata të mësojnë gjuhën shqipe.

Cilësia e mësimdhënies në Shkollën Shqipe të Mësimit Plotësues është bërë e mundur me ndihmën dhe kontributin e pakursyer të Prof Dr Dr Basil Shader, pedagogut dhe albanologut zviceran.

Dëshira deri në përkushtim e mësueseve; me pagesë nga prindërit, pa njohje zyrtare nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, pa marrëveshje midis dy shteteve Kosovë - Zvicër mësimi plotësues i gjuhës shqipe përballet me probleme të mprehta. Indiferenca jonë shkakton baltosje të vlerave tona.

Gjithë fëmijëve jashtë atdheut u mungon gjuha shqipe, pa fajin e tyre e flasin pak dhe nuk e shkruajnë dot.

Të nderuar mësuese mësuese,7 Marsi, dita e nderimit të mësuesit, më jep kënaqësinë t’ Ju përcjell me shumë respekt dhe mirënjohje urimet më të sinqerta për Ju, familjet tuaja dhe nxënësit e nxënëset që mësoni.

GËZUAR 7 MARSIN!

Dhe e mbyll ligjëratën duke shoqëruar me disa intervista të mësuesve të mësimit plotësues të gjuhës shqipe të cilat me kënaqësi iu përgjigjen ftesës. Mirënjohje!

Gjenevë 6.03. 2023 Nexhmije Mehmetaj

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat