Gjendet e vdekur gruaja në banesën e saj, arrestohet si i dyshuar burri i saj nga Kosova

Zvicra

Gjendet e vdekur gruaja në banesën e saj, arrestohet si i dyshuar burri i saj nga Kosova

Më: 17 mars 2025 Në ora: 23:55
Foto ilustrim

Një shtetas i Zvicrës me prejardhje nga Kosova, 60 vjeçar është arrestuar në Zvicër, pasi i njëjti dyshohet se e ka vrarë gruan e tij.

Siç shkruan Aaraguer Zeitung, të njëjtit i është caktuar paraburgim për tre muaj.

Gruaja është gjetur e vdekur në banesën e saj në Obermumpf më 12 mars.

Image
Postimi

Rezultatet fillestare të këtyre hetimeve tashmë flasin për krim, shkruan prokuroria publike, derisa nuk ka dhënë detaje të tjera.

Gazeta ka publikuar edhe postimin prekës të vajzës të së ndjerës, e cila ka shkruar në Facebook për humbjen e nënës.

Ti ishe shtëpia jonë, ngushëllimi ynë, lumturia jonë më e madhe.”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat