Gjergj Kastrioti nga A.Pergega

Zvicra

Gjergj Kastrioti nga A.Pergega

Nga: Dedë Preqi Më: 20 maj 2025 Në ora: 16:56
Gjergj Kastrioti-Skënderbeu

Në nderim dhe përkujtim me rastin e 620 vjetorit të lindjes së heroit kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, me organizimin e Shoqatës me të njëjtin emër, në udhëheqjen e Agim Pepaj, në Bulach, të Curihut të Zvicrres, me 18.05 ‘25, mbahet ekspozitë artistike «Gjergji në Art», e cila ngjarje ishte një përjetim i veçantë dhe emocional që frymëzohej përmes veprave të artistëve tanë nga diaspora shqiptare dhe më gjerë.

Njerëzit e diasporës sikur do ta gjenin oazën më të bukur për të cillën shpirti i tyre ka aq shumë nevojë për t’u argëtuar dhe për të uruar njëri-tjetrin gjatë promovimeve të tilla dhe të larmishme, si në letërsi, art, kulturë, dhe tjera, duke sjellë dhe shpërndarë me njëri-tjetrin ndër të gjitha edhe atdhedashurinë.

Gjithçka që shohim me sy në natyrë është art, të cilin e ka krijuar dikush tjetër “Zoti”, ndërsa njeriu përmes mendjes dhe veprave në kuptimin e njerëzores dhe fisnikërisë, do ia shtonte këtij arti madhështinë, që do shdërrohet në pavdekësi, sikur që ishte edhe vepra e heroizmit të Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, duke jetuar në historinë dhe kujtesën e pafundme të popullit, dhe kohë pas kohe gjatë ecjes njerëzore i bashkohet edhe vepra këtij rrugëtimi pa mbarim.

Për ti kuptuar më mirë ato figura të rëndësishme dhe historike duhet ti parafytyrojmë në forma identike, që përveç faqeve të librave historike, identifikimi më i mirë dhe i përpiktë i tyre do bëhët edhe përmes artit figurativ, ku artisti shprehet përmes vijave dhe ngjyrave, duke marrë imazhin e njeriut unik dhe vepres së tij fisnike, që del në përfundim ajo që ne sot në kujtesën tonë e ruajmë me xhelozi që do mbetët e pa harruar.

Në veçanti arti është pasqyra më identike e shpirtit njerëzor, që përmes vijave të jashtme dhe metaforës së brendshme të artistit, krijohet reflektimi i kujtesës historike mbi heroin e madh Gjergj Kstrioti-Skënderbeu, i cili përmes këtyre ekspozitave në art, sikur na thërret edhe sot, të jemi të bashkuar për vizionin e së ardhmës.

Kjo figurë e madhe e rezistencës dhe e ringjalljes kombëtare, do mbetët vlerë universale e përjetshme, si udhërrëfyese dhe frymëzuese e gjeneratave të reja, pa dyshim me një ndjesi të thellë do të transmetohet dhe do të sjell dritë në bazamentin e shtetit tonë në një rrafsh të vërtetë dhe të merituar e të drejtë njerëzor.

Në këtë organizim, muarën pjesë mbi 30 artist me pikturat dhe punimet e tyre të larmishme, në mesin e të cilëve kishte piktura edhe nga dora e heroit Agim Ramadani, kushtuar heroit kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu.

Në këtë organizim, jo vetëm përmes artit pamor edhe fjala e shkruar dhe oratoria me reflektime historike do zënte një vend të merituar për heroin kombëtar Gjergj Kastriotin-Skënderbeu, me çrast historiani i njohur nga Lezha e Shqipërisë, z.Paulin Zefi, zgjodhi disa fjalë për ditëlindjen e heroit kombëtar dhe rëndësinë e kësaj date, pavarësisht pasaktësive të mundshme historike mbi ditëlindjen e Gjergjit.

Pjesëmarrës në këtë ngjarje të rëndësishme ishin edhe konsuli Shqipërisë, Maqedonisë Veriore dhe ai i Kosovës, poashtu kishte edhe figura tjera të njohura si gazetar, shkrimtar, poet dhe artist të tjerë, ndërsa Ansambli “Vatra” ia shtoi madhështinë këtij programi mjaftë të pasur me këngë e valle, me këngëtaren Fjolla Berisha, piano Lautrim Aliji, dhe lahutë/sharki Oliver Dushi me kuratorin dhe kritikun e artit z. Ilir Muharremi.

Artistët e “Gjergjit në Art” ishin: Ardian Pepa, Augustin Përgega, Bujar Vani-Elvisi Kabilo, Butrint Morina, Doars Hoxha, Dorina Ukëgjini, Dussi Sadriji, Fatmir Dragusha, Florim Shaqiri, Gabriella Memaj-Thaçi, Gëzim Muriqi, Gjergj Kola, Irfan Graiqevci, Irena Toma, Jackquline Bislimi, Jalldeze Mustafa, Jeton Lleshi, Kushtrim Sylejmani, Marigona Toma, Etmond Balaj, Nagip Toshi, Naser Dushica, Pren Berisha, Refki Gollopeni, Rexhep Leci, Sokol Muji, Valeriana Krasniqi, Visar Kryeziu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat