Xherdan Shaqiri i pranishëm në drekën shtetërore të Këshillit Federal të Zvicrës në nderim të presidentes Osmani

Zvicra

Xherdan Shaqiri i pranishëm në drekën shtetërore të Këshillit Federal të Zvicrës në nderim të presidentes Osmani

Nga: M.L. Më: 21 maj 2025 Në ora: 14:20
Foto nga vendi i ngjarjes

Këshilli Federal i Zvicrës ka pritur Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin me të gjitha nderimet.

Gazeta Zvicerane Blick.ch raporton se edhe ylli i futbollit Xherdan Shaqiri është i pranishëm në drekën shtetërore.

"Marrëdhëniet midis Zvicrës dhe Kosovës janë të ngushta për arsye historike", shkruan Blick.ch transmeton "Bota sot".

Kujtojmë se Presidentja e Konfederatës, Keller-Sutter (majtas), dhe bashkëshorti i saj Morten Keller, e përshëndetën me ngrohtësi Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, dhe bashkëshortin e saj Prindon Sadriu.

Raportohet se influencues të ndryshëm po i bëjnë thirrje komunitetit nga Kosova që të marrë pjesë në ceremoninë e pritjes së presidentes në Bernë.

Në Zvicër jetojnë mbi 200,000 persona me prejardhje nga Kosova – që përbën më shumë se një të dhjetën e popullsisë së këtij shteti të ri.

Deri më sot, shumë shtetas të Kosovës janë natyralizuar në Zvicër: Vetëm në vitin 2024, sipas të dhënave zyrtare, 2,255 persona nga Kosova morën pasaportën zvicerane.

Marrëdhëniet midis Zvicrës dhe Kosovës janë të ngushta dhe janë zhvilluar ndër vite. Këto shtatë momente tregojnë se sa të thella janë ato

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat