Prishtinë, Korrik 2025 – Veprimtari i njohur dhe aktivisti i palodhur në diasporë e konkretisht në Zvicër, Osman Osmani, ka njoftuar zyrtarisht kandidimin e tij për Kuvendin Komunal të Prishtinës, në listën e Partisë Socialdemokrate (PSD), të kryesuar nga ish-ministrja e Arsimit, Besa Shahini. Pas dekadash angazhimi jetësor dhe profesional në Zvicër, ku ka vepruar me përkushtim në fushat e organizimit komunitar, integrimit social dhe politik, migracionit, rinisë dhe sindikalizmit, Osmani rikthehet në qytetin e tij të lindjes me synimin për të dhënë një kontribut të drejtpërdrejtë në zhvillimin e kryeqytetit. Siç mëson sam24.info, z.Osmani ka thënë: “Kam vendosur që në këtë etapë të jetës të rikthehem më aktivisht në shërbim të qytetit ku u rrita – Prishtinës,” u shpreh Osmani në njoftimin e tij publik.
Me një vizion të qartë për një Prishtinë më të drejtë dhe më të barabartë, Osmani synon të përqendrojë angazhimin e tij në:
Aktivizimin qytetar
Zhvillimin e shërbimeve komunitare në çdo lagje
Përfshirjen dhe mirëqenien e të rinjve
Mbrojtjen e të drejtave të punëmarrësve
Ai premton të jetë zëri i atyre që shpesh mbeten të padëgjuar në proceset vendimmarrëse lokale, duke theksuar se drejtësia sociale dhe cilësia e jetës arrihen vetëm përmes përfshirjes aktive të qytetarëve.
Kandidatura e Osman Osmanit pritet të sjellë një frymë të re në skenën politike të Prishtinës, duke reflektuar përvojën dhe vizionin e fituar në diasporë, në shërbim të së ardhmes së përbashkët në vendlindje.
#BashkëMundemi #Prishtina2025 #OsmanOsmani #PSD #ZgjedhjetLokale2025