Promovohet libri “Dr. Ibrahim Rugova – Arkitekti i Pavarësisë së Kosovës”në klubin“DARDANI“ më Zofingen.
Libri është promovuar më 20 shtator, ngjarja e cila u organizua nga SHBK “Salih Çekaj” në Zvicër.
"Promovim i librit “Dr. Ibrahim Rugova – Arkitekti i Pavarësisë së Kosovës”në klubin“DARDANI“ në Zofingen
Më 20 shtator 2025, në klubin “DARDANIA” në Zofingen u mbajt me sukses promovimi i librit “Dr. Ibrahim Rugova – Arkitekti i Pavarësisë së Kosovës”. Ngjarja u organizua nga SHBK “Salih Çekaj” në Zvicër, Bashkimi i Intelektualëve Shqiptare në Zvicër (BISHZ) dhe Dega e LDK-së në Zvicrën Qendrore.
Në një atmosferë të ngrohtë e vëllazërore, përpara një audience të gjerë me mërgimtarë nga Zvicra, Gjermania dhe Franca, programi u zhvillua në nivel të lartë profesional e artistik. Moderatorja Fatime Kalimashi udhëhoqi mbrëmjen, ndërsa këngëtari Valon Islamaj e pasuroi me interpretimet e tij muzikore.
Referimet nga Haki Latifi, Hamzë Morina dhe Bajram Mehmeti zbërthyen përmbajtjen e librit dhe rrugëtimin e tij deri në botim nga shtëpis botuese „Jalifat Publishing“. Për jetshkrimin e autorëve, Besa Tafilaj Pinchotti dhe Korab F. Kastrati, foli studiuesi Haki Latifi. Një recital poetik i kushtuar Presidentit historik Ibrahim Rugova, i shoqëruar me videofotografi, u prit me duartrokitje dhe emocione të veçanta.
Pjesëmarrësit patën mundësinë të bashkëbisedojnë me panelin dhe autorët e kumtesave, duke zhvilluar një dialog konstruktiv e të hapur.
Në përmbyllje të aktivitetit, përfaqësuesi i Familjes Rugova, z. Fatmir Kastrati, ndau disa fletë-falënderime nga familja dhe shpërndau librin falas në emër të autorëve.
Ky promovim dëshmoi edhe njëherë respektin dhe mirënjohjen e diasporës shqiptare për figurën dhe veprën e Dr. Ibrahim Rugovës – arkitektit të pavarësisë së Kosovës", thuhet në njoftim.