Në Lozanë të Zvicrës, në sallën e madhe të komunës, mbrëmë filloi nata e parë e edicionit të parë të Festivalit Folklorik Mbarëkombëtar “ILIRËT JEHOJNË ”. Ky Festivali, i cili do të vazhdojë për dy netë, është një prej festivaleve më të mëdhenj në Zvicër.
Festivali është me karakter garues, në të cilin do të marrin pjesë dhjetëra ansamble e shoqëri artistike nga Zvicra dhe shtete të ndryshme të Europës e më gjerë.
Fillimi i Festivalit solli momente të bukura, të larmishme , plotë ngjyra të dizajnuara , ideuar nga drejtoresha e festivalit, veprimtarja artiste, znj. Fatime Kalimashi ndërsa nikoqire e Festivalit është, Ansambli, „Ilirët“ në Lozanë.
Festivali Folklorik “ILIRËT JEHOJNË ”, edicioni i parë, ka për synim të jetë, një aset i ruajtjes së traditës dhe trashëgimisë sonë shpirtërore dhe jomateriale në mërgim, të valleve, këngëve, melodive, kostumeve, instumenteve dhe elementeve të tjera të folklorit tonë mbarëkombëtarë.
Ky edicion shënon një ngjarje të rëndësishme në historinë e festivalit dhe jo vetëm, duke nisur me standartet e marketingut aspekteve të reklamimit promovimit të festivalit si edhe reflektimin për tju rikthyer asaj që përfaqëson ky festival, folklorit tonë.
Për dy netë me radhë grupet e ndryshme artistike nga Zvicra dhe Europa do të performojnë në skenën e festivalit duke prezantuar programin e tyre artistik dhe duke konkuruar midis njëri tjetrit, garë e cila do të përqoj emocione të forta në këtë edicion.
Ky festival organizohet për nder të ditës së flamurit, në të cilën këto festime janë një ringjallje dhe rikujtim i këtyre traditave dhe historisë dhe dashurisë për vendin.
Në këtë ngjarje të mrekullueshme që bashkon kulturën, traditën dhe shpirtin shqiptar.
Mbrëmë patëm rastin të shohim një atmosferë të jashtëzakonshme, kishte plot ritëm, trashëgimi dhe krenari!
Festivali u moderua nga drejtuesit profesional: znj. Mirjeta Aliaj dhe z. Defrim Methasani, duke ndarë momente për tu promovuar dhe mos u harruar kurrë.
Për dy netë me radhë juria profesionale e festivalit do të përcjellë me vëmendje garuesit dhe pastaj bën vlerësimin profesional, e përbërë nga emra të dalluar të folklorit shqiptar: z. Ermir Dizdari, z. Sami Piraj dhe z. Dilaver Kryeziu.
Përgëzime organizatorëve që mbushen sallën dhe u bënë bashkë në mbrëmjen e vlerave dhe rrënjëve tona.
Duke i përgëzuar grupet pjesëmarrëse si edhe duke i uruar të gjitha grupeve fituese, shpresojmë që ky edicion të arrijë standarte sa më të larta në edicionet e ardhshme si edhe të jetë një ogur i ruajtjes së trashëgimisë kulturore, promovimit të vlerave të folklorit tonë duke i kthyer ato në qendër të vëmendjes për të mos i humbur ato.