Libri “Lufta për Kosovën IV” promovohet këtë fundjavë në Zvicër

Zvicër

Libri “Lufta për Kosovën IV” promovohet këtë fundjavë në Zvicër

Më: 31 tetor 2026 Në ora: 13:15
Libri “Lufta për Kosovën IV”

Libri “Lufta për Kosovën IV” do të promovohet të shtunën dhe të dielën në 2 ngjarje të organizuara në Zvicër.

Sipas njoftimit të organizatorëve, libri, i botuar nga shtëpia botuese “Demos”, prezantohet si vepër e Rasim Selmanajt dhe Çlirimtar Morinës.

Promovimi i parë do të mbahet të shtunën, më 31 tetor 2026, nga ora 19:00, në adresën Im Spitzler 4, 8902 Urdorf, në kantonin e Cyrihut.

Ndërkaq, promovimi i dytë është paraparë për të dielën, më 1 nëntor 2026, nga ora 17:00, në restorantin “Tulipan”, në adresën Hauptstrasse 89, 8840 Einsiedeln.

Organizatorët kanë ftuar bashkatdhetarët, veprimtarët, miqtë e librit dhe të gjithë të interesuarit të marrin pjesë në këto takime.

Sipas njoftimit, promovimet i kushtohen kujtesës historike, luftës për lirinë e Kosovës dhe ruajtjes së saj përmes dokumentimit dhe librit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat