41 persona vdesin nga shembja e një miniere - Bota Sot
41 persona vdesin nga shembja e një miniere

Afrika

41 persona vdesin nga shembja e një miniere

Më: 27 qershor 2019 Në ora: 22:06
Kongo

Të paktën 41 minatorë artizanalë mbetën të vdekur kur një pjesë e minierës së bakrit dhe kobaltit në pronësi të gjigantit minerar zviceran Glencore u shemb në Republikën Demokratike të Kongos (DRC), tha guvernatori provincial.

Aksidenti ndodhi të enjten kur dy galeri u përplasën në minierën e hapur KOV në zonën e Kolwezit të operuar nga kompania bakri Kamoto (KCC), një degë e Glencore.

“Kjo ishte shkaktuar nga gërmuesit klandestine artizanë që kanë infiltruar [minierën],” i tha Reuters, Richard Muyej, guvernator i provincës Lualaba.

“Tarracat e vjetra shkaktuan rënie të sasive të konsiderueshme të materialeve”.

“KOV është një vend delikat dhe paraqet shumë rreziqe,” shtoi ai.

Glencore tha në një deklaratë se kishte konfirmuar 19 persona të vdekur dhe viktima të tjera të mundshme dhe se po ndihmonte operacionet e kërkimit dhe shpëtimit nga autoritetet lokale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...