Leopardi i rrallë “luleshtrydhe” shfaqet në Afrikën e Jugut - Bota Sot
Leopardi i rrallë “luleshtrydhe” shfaqet në Afrikën e Jugut

Afrika

Leopardi i rrallë “luleshtrydhe” shfaqet në Afrikën e Jugut

Më: 20 gusht 2019 Në ora: 10:47

Një çift kapi imazhet mahnitëse të një leopardi të rrallë “luleshtrydhe” që festonte vaktin me një gjirafë të ngordhur në  Afrikën e Jugut.

Pamjet e leopardit, të emërtuar “Luleshtrydhe” për shkak të gëzofit të tij me ngjyrë rozë, u kapën nga një kamerë e ndjeshme ndaj lëvizjes, të vendosur nga Alan Watson, 45 vjeç, dhe gruaja e tij Lynsey, 41 vjeçe, në Rezervatin e Shkretëtirës Thaba Tholo në fund të korrikut.

Çifti e lidhi kamerën në një pemë të vendosur pranë një gjirafë të ngordhur – e cila u vra pas një stuhie “të fortë”, – me shpresën për të kapur imazhe të kafshëve që vinin për tu ushqyer.

Fotografitë thuhet se janë të parat e një leopardi “luleshtrydhe”, sipas Daily Mail.

“Shumë njerëz që vijnë për të parë jetën e egër në zonë largohen të zhgënjyer që nuk kanë parë një leopard. Ata janë kaq të kamufluar dhe tepër të pakapshëm. Edhe këta, nëse do të kalonin nëpër barin e gjatë nuk do t’i shihni. Nëse ai nuk dëshiron të shihet, ti nuk do ta shohësh atë “, tha Alan Watson.

Leopardi “luleshtrydhe” raportohet se u zbulua për herë të parë në vitin 2012, kur u zbulua afër kufirit të Botsvanas.

Felinët me shumë mundësi janë në ngjyrë rozë për shkak të një mutacioni gjenetik të quajtur eritritizëm. Mutacioni, sipas një postimi në blogun National Geographic të vitit 2013, është shkaktuar nga një gjen recesiv “i ngjashëm me atë që prek kafshët albine”.

Në këtë rast, megjithatë, mutacioni rezulton kur kafsha mbiprodhon pigmente të kuqe ose nënproduktin e pigmenteve të errëta.

Tek njerëzit, eritrizmi mund të jetë përgjegjës, të paktën pjesërisht, për flokët e kuq, sipas Huffington Post.

Gjithashtu një karkalec rozë me të njëjtën mutacion u vu re së fundmi në një kopsht anglez.

Image
Image

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...