Egjipti me projektligj për ndalimin e burkës - Bota Sot
Egjipti me projektligj për ndalimin e burkës

Afrika

E mërkurë, 14 nëntor 2018

Egjipti me projektligj për ndalimin e burkës

Më: 8 nëntor 2018 Në ora: 23:22
Ilustrim

Egjipti po diskuton një projektligj të ri që do ndalojë gratë të mbajnë burka në hapësirat publike, si pjesë e një fushate qeveritare kundër interpretimeve ekstremiste të Islamit.

Burka, e përdorur kryesisht në kulturat islame, është vela që mbulon tërë fytyrën e një gruaje, përveç syve.

Të shtunën, deputetja Ghada Ajami paraqiti një projektligj në parlamentin egjiptian duke kërkuar një gjobë prej 56 dollarë për gratë që sfidojnë ndalimin e propozuar.

Gjoba do të dyfishohet për shkelëset e përsëritura.

Ajami theksoi në shtyp se qëllimi i projekt-ligjit është “të mbështesë përpjekjet e shtetit në luftën kundër terrorizmit”.

Në projekligj thuhet se burka do të ndalohej në hapësirat publike egjiptiane “në çdo kohë dhe në çdo rrethanë”.

Hapësira publike do të përfshijnë, ndër të tjera, spitale, klinika shëndetësore, shkolla, kinema, teatro, biblioteka publike, muzeume dhe ndërtesa qeveritare.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test