Nuk ia lejuan flamurin kombëtar në Kuvendin e Serbisë, reagon ashpër Kamberi - kërkon legalizimin e flamurit kombëtar në Luginë

Aktuale

Nuk ia lejuan flamurin kombëtar në Kuvendin e Serbisë, reagon ashpër Kamberi - kërkon legalizimin e flamurit kombëtar në Luginë

Nga: A.Morina Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 18:13
Shaip Kamberi

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka reaguar përsëri pasi atij nuk i është lejuar të mbajë flamurin kombëtar në Kuvendin e Serbisë.

Kamberi tha se Serbia mbetet i vetmi shtet në rajon që e ndalon përdorimin e simbolit kombëtar për pakicën e vet, përmes ligjit për minoritete.

"Flamuri shqiptar të legalizohet dhe të valojë në Luginë, ashtu sikurse po valon ligjshëm flamuri serb në Graçanicë, Kotor dhe Kumanovë", shkroi Kamberi në facebook, përcjell "Bota sot".

Postimi i plotë

BARAZI NË TË DREJTA, PARAKUSHT PËR PAQEN NË RAJON

Serbia mbetet i vetmi shtet në rajon që e ndalon përdorimin e simbolit kombëtar për pakicën e vet, përmes ligjit për minoritete.

Përderisa pakica kombëtare serbe përdor ligjshëm flamurin në Graçanicë, Kumanovë e Kotor; flamuri shqiptar ndalohet në Luginën e Preshevës.

Barazia nuk duhet ndërtuar duke ia ndaluar pakicave kombëtare përdorimin e simboleve të tyre kombëtare.

Prandaj sot vendosa flamurin shqiptar në parlament, krahas flamurit serb.

Ligji për minoritete duhet të ndryshohet në Serbi.

Flamuri shqiptar të legalizohet dhe të valojë në Luginë, ashtu sikurse po valon ligjshëm flamuri serb në Graçanicë, Kotor dhe Kumanovë.

Simbole të ligjshme kombëtare për çdo pakicë kombëtare në rajon, pa dallim.

Barazia në të drejta është parakusht për paqen rajonale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat