Këto janë të gjitha masat që duhet të zbatohen gjatë votimit

Aktuale

Këto janë të gjitha masat që duhet të zbatohen gjatë votimit

Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 08:08
Ilustrim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar masat që duhet të zbatohen gjatë ditës së sotme kur qytetarët po votojnë për të zgjedhur kryetarin e Komunës së Podujevës dhe të Mitrovicës së Veriut.

KQZ ka njoftuar se për të votuar duhet të mbahet maska mbrojtëse duke mbuluar hundën dhe gojën, po ashtu duhet të mbahet distanca fizike prej 2 metrave, derisa qytetarët presin në radhë për të hyrë në vendvotim e po ashtu brenda vendvotimit.

Gjatë hyrjes duhet të dezinfektohen duart, ndërkaq pas dezinfektimit të duarve duhet të prezantohet dokumenti i identifikimit duhet të hiqet maska mbrojtëse për t’u identifikuar nga anëtari i vendvotimit.

Image
Masat

Këto janë të gjitha masat që duhet të zbatohen sot gjatë votimit në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat