Haxhiu pas fitorës së Vetëvendosjes në Podujevë: Vazhdojmë derisa të ua kthejmë qytetarëve dinjitetin

Aktuale

Haxhiu pas fitorës së Vetëvendosjes në Podujevë: Vazhdojmë derisa të ua kthejmë qytetarëve dinjitetin

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 00:02
Albulena Haxhiu

Anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje Albulena Haxhiu, ka reaguar pas fitores së Shpejtim Bulliqit për kryetar të Podujevës.

Haxhiu tha se disa herë është thënë se njërën anë është Lëvizja Vetëvendosje me qytetarët dhe në anën tjetër, klubi i stërvjetruar politik.

Ajo theksoi se do të vazhdohet derisa të iu kthehet dinjiteti shtetit, komunave dhe qytetarëve.

Postimi i plotë:

Jo rastësisht e kemi thënë…..në njërën anë është Lëvizja VETËVENDOSJE! me qytetarët, në anën tjetër klubi i stërvjetëruar politik!

#vazhdojmë deri sa t’ja kthejmë dinjitetin shtetit, komunave dhe qytetarëve!

Bravo Llapi ?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat