Zemaj: Dita Botërore e AIDS-it është ditë për të rikujtuar se virusi HIV nuk është zhdukur

Aktuale

Zemaj: Dita Botërore e AIDS-it është ditë për të rikujtuar se virusi HIV nuk është zhdukur

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 09:21
Armend Zemaj

Sot shënohet Dita Botërorë kundër AIDS-it.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë së “në këtë ditë, opinioni sensibilizohet për luftën kundër HIV-it dhe ofrohet mbështetja për njerëzit që jetojnë me HIV, si dhe për të përkujtuar ata që kanë vdekur nga AIDS”.

“Dita Botërore e AIDS-it është ditë për të rikujtuar se virusi HIV nuk është zhdukur – ekziston ende nevoja për të rritur ndërgjegjësimin nga rreziku i këtij virusi, për të luftuar paragjykimet dhe për të informuar të rinjtë rreth tij”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.

Ministri Zemaj ka thënë se testimi është mënyra e vetme për të zbuluar virusin HIV dhe identifikimi i hershëm ofron siguri për trajtim të suksesshëm.

“Testet falas dhe anonime janë në dispozicion nga institucionet tona shëndetësore”.

Postimi i plotë

Sot është Dita Botërore kundër AIDS-it. Në këtë ditë, opinioni sensibilizohet për luftën kundër HIV-it dhe ofrohet mbështetja për njerëzit që jetojnë me HIV, si dhe për të përkujtuar ata që kanë vdekur nga AIDS.

Dita Botërore e AIDS-it është ditë për të rikujtuar se virusi HIV nuk është zhdukur - ekziston ende nevoja për të rritur ndërgjegjësimin nga rreziku i këtij virusi, për të luftuar paragjykimet dhe për të informuar të rinjtë rreth tij.

Testimi është mënyra e vetme për të zbuluar virusin HIV dhe identifikimi i hershëm ofron siguri për trajtim të suksesshëm. Testet falas dhe anonime janë në dispozicion nga institucionet tona shëndetësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat