Kabineti i ministres Haradinaj në izolim, kishin kontakt me një person të infektuar me COVID 19

Aktuale

Kabineti i ministres Haradinaj në izolim, kishin kontakt me një person të infektuar me COVID 19

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 11:01
Meliza Haradinaj-Stublla

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Teuta Sahatqija ka rezultuar pozitiv me Covid-19, gjatë së hënës.

Kjo ka bërë që edhe kabineti i ministres së Punëve te Jashtme dhe Diasporës, Meliza Hradinaj-Stublla, të izolohet.

Këtë e kanë konfirmuar nga kabineti i ministres.

“Ne jemi në pritje për testim edhe pse i kemi respektuar të gjitha masat e parapara me udhëzim nga IKSHP, por si kabinet kem pas kontakt me Teuta Sahaqijen dhe për ketë nuk kemi dal në zyre dhe jemi në pritje të testimit për Covid-19”, ka thënë për arbresh.info, Bul Salihu këshilltar për media.

Ai ka bërë të ditur se as Meliza Haradinaj-Stublla nuk ka dal në zyre.

Ndryshe, për këtë edhe në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ka dështuar të mbahet rigjykimi ndaj ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, e akuzuar për mos raportim të pasurisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat