Mblidhen tri komisione parlamentare

Aktuale

Mblidhen tri komisione parlamentare

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 07:00
Ilustrim

Gjatë ditës së sotme do të mblidhen për të shqyrtuar ҫështje të ndryshme, tri komisione parlamentare.

Mbledhjet e komisioneve që do të mbahen janë si vijon:

Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë cakton datat e intervistave për dëshmitarë.

Komisioni për Buxhet dhe Transfere shqyrton raportin vjetor financiar i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Këshillit Prokurorial të Kosovës, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Komisionit për Ndihmë Shtetërore si dhe Raportit të Ndihmës Shtetërore.

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit COVID-I9 nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës interviston drejtoreshën e Barnatores Qëndrore në SHSKUK-së, Gezime Pllana./Bota sot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat