Anëtari i Kryesisë së Aleancës, Daut Haradinaj, ka reaguar sot pas shtyrjes së seancës lidhur me Ligjin për Gjykatën Speciale.
Ai në një postim në rrjetet sociale ka kritikuar “ata që e kanë sponsorizuar dhe ata që kanë kërkuar tërheqjen e këtij ligji”, duke thënë se nuk e dinë as çfarë kanë bërë dhe as çfarë po bëjnë.
“Duket hapur që sponsorët e Ligjit për Gjykatën Speciale dhe po ashtu tërheqësit e këtij ligji, s’po dinë as çfarë kanë bërë e as çfarë po bëjnë. Qofsha gabim unë”, ka shkruar Haradinaj.
Sot pritej të hidhej në votim Ligji për Dhomat e Specializuara, por kjo nuk ndodhi pasi seanca plenare e Kuvendit të Kosovës u shty deri në njoftimin e radhës.
Para fillimit të seancës plenare të Kuvendit të Kosovës u zhvillua një takim ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe ushtrueses së detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku. Kjo e fundit pas takimit tha se ka pajtim për përmbajtjen e ligjit, por dallimet ende ekzistojnë për procedurën.