Burri i Albulena Haxhiut i përgjigjet zyrtares së Nismës: Ua tregojmë vendin në Malishevë

Aktuale

Burri i Albulena Haxhiut i përgjigjet zyrtares së Nismës: Ua tregojmë vendin në Malishevë

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 09:39
Valdete Bajrami dhe Alban Krasniqi

Zyrtarja e Nismës Socialedemokrate, Valdete Bajrami, ka thënë mbrëmë në emisionin Pressing në T7 se nuk është koha që të shkohet në zgjedhje.

Gjithsesi, ajo ka thënë se nuk janë të frikësuar si Nismë që të shkojnë në zgjedhje.

“Ndoshta nuk është korrekte të flitet për kolegët e VV’së këtu pasi nuk janë të ftuar. Gjithsesi qasja e tyre nuk është korrekte. Sipas tyre të gjithë janë të këqinj dhe ne jemi të mirë”, tha ajo.

“Ka parti që mundem me ia tregu vendin Vetëvendosjes”, shtoi ajo.

E pas kësaj deklarate kanë reaguar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Alban Krasniqi, asamblist në këtë komunë nga radhët e LVV-së ka shkruar në Facebook se Nismës ia tregojnë vendin në bastionin e tyre të vetëm, pra në Malishevë.

“Ka qytetarë që mund tia tregojnë vendin partive në bastionin e tyre të vetëm! Mirëmëngjesi nga Malisheva”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat