Vëllai i ish-Presidentit kërkon para për Thaçin, vjen reagimi i ashpër: Shitni pallatet dhe ktheni milionat në Kosovë nga këto shtete

Aktuale

Vëllai i ish-Presidentit kërkon para për Thaçin, vjen reagimi i ashpër: Shitni pallatet dhe ktheni milionat në Kosovë nga këto shtete

Nga: N.Sh Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 11:17
Hashim Thaçi

Vëllai i ish-Presidentit Hashim Thaçit ka krijuar një fondacion, ku kërkon para për mbrojtjen e tij në Hagë.

Për këtë fondacion të krijuar nga vëllai i Thaçit, Idrizi, ka reaguar Naim Miftari.

Ish-eprori i lartë i UÇK-së, Naim Miftari, thotë se nëse i duan milionat për të paguar avokatët atëherë t’i shesin pallatet.

Sipas ish-agjentit të SHIK-ut, këto pallate i kanë krijuar me parat e hajnisë dhe plaçkitjes.

Miftari kërkon që t’i kthejnë edhe parat që i kanë në shtetet e huaja si në Turqi, Greqi, Kiper, Panama, Dubai e Zvicër.

Postimi i Miftarit:

Doni miliona për avokatët tuaj?

Shitni pallatet tuja edhe ashtu i keni nga parat e hajnisë dhe plaçkitjes të popullatës tonë.

Ktheni nga shtetet e huaja pasurin tuaj ktheni milionat e vjedhur që i keni fshehur në  Turqi, Greqi, Kiper, Panama, Katar, Dubai, Zvicër, Gjermani.......!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat