Haki Rugova – Vjosa Osmanit: Logoja e LDK-së është dhe do të mbetët tepër e fortë

Aktuale

Haki Rugova – Vjosa Osmanit: Logoja e LDK-së është dhe do të mbetët tepër e fortë

Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 11:47
Haki Rugova dhe Vjosa Osmanit

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Haki Rugova ka reaguar pas deklaratës së ushtrueses së detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, pasi kjo e fundit ka thënë se kësaj partie, me të cilën ka qenë kandidate për kryeministre, siç ka thënë Osmani, i ka mbetur vetëm logoja.

Rugova ka thënë se kjo logo e Lidhjes Demokratike të Kosovës, siç ka potencuar Rugova, është dhe do të mbetet tepër e fortë.

“Logoja e LDK-së është e fortë edhe do mbetët kështu gjithmonë. Ato janë deklarata të saj dhe nuk dua t’i komentojë, por po them që logoja e LDK-së është dhe do të mbetet tepër e fortë”, ka thënë Rugova.

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, ka kundërshtuar bashkëpunimin me ish-partinë e saj, LDK-në, derisa ka vazhduar me akuza ndaj tyre.

Osmani në RTK i ka quajtur “përjashtues” LDK-në, teksa i ka akuzuar edhe për mbajtje të pushtetit me zor. Ka thënë se kësaj partie i ka mbetur vetëm logoja, ndërkohë që ka shtuar se votuesit i përfaqëson ajo.

“Nuk do të bashkëpunojë me parti që kanë kontribuar për kapjen e shtetit dhe që kanë ndihmuar të qëndrojnë në pushtet kapësit e shteti”, ka deklaruar Osmani.

Osmani ka folur edhe lidhur me një koalicion të mundshëm me Vetëvendosjen, duke thënë se mbetet të shihet nëse do ndodh një gjë e tillë.

“Ne për momentin jemi në diskutime me Vetëvendosjen por nuk është që kemi folur akoma konkret. Këto janë çështje që negociohen dhe në fund ta shohim rezultatin”, ka thënë ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat