Ismet Beqiri i kundërpërgjigjet Vjosa Osmanit

Aktuale

Ismet Beqiri i kundërpërgjigjet Vjosa Osmanit

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 20:53
Ismet Beqiri

Vjosa Osmani tha ditë më parë se LDK-së i ka mbetur vetëm logoja, kurse ajo i përfaqëson votuesit e kësaj partie.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar nënkryetari i LDK-së, Ismet Beqiri, i cili ka thënë se deklarata e tillë nuk i bën nder as Vjosa Osmanit dhe askujt tjetër në parti.

“Për logon e LDK-së, as Ibrahim Rugova nuk është thirrë se i përfaqëson votuesit. LDK i ka 28 deputetë, të gjithë jemi me vota LDK-së, jo të Vjosës”, tha Beqiri në TV Dukagjini.

Ai më tej tha se në zgjedhje votohet mbi të gjitha logoja.

“Nuk ka fuqi që logo mbetet figurativisht e dikush i merr votuesit”, ka deklaruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat