LAJMI I FUNDIT: Lirohet njëri nga të arrestuarit nga Policia e Serbisë

Aktuale

LAJMI I FUNDIT: Lirohet njëri nga të arrestuarit nga Policia e Serbisë

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 22:43
Blerim Maqastena dhe Betim Mexhuani

Dy qytetarë nga Komuna e Podujevës janë arrestuar gjatë së shtunës nga Policia e Serbisë.

Të arrestuarit janë Blerim Maqastena dhe Betim Mexhuani, të dy nga fshati Dumosh, i Komunës së Podujevës, gjersa Maqastena është këshilltar komunal nga radhët e PSD-së.

Burime bëjnë të ditur se njëri nga këta të arrestuarit, konkretisht Berat Mexhuani, është liruar nga policia serbe.

Ndërsa, asambleisti i PSD-së, Blerim Maqastena, po vazhdon të mbahet ende i arrestuar nga autoritetet serbe.

Gjatë ditës lirimin e tij e kërkoi kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj.

Molliqaj ka kërkuar nga institucionet nga Kosova që të merren me rastin dhe ta mundësojnë kthimin e dy qytetarëve në Kosovë.

Maqastena dhe Mexhuani, ishin kapur ditë më parë nga policia serbe, pranë kufirit me Kosovën.

Dyshohet se të dy qytetarët e kishin humbur drejtimin, si pasojë e mjegullës së madhe, duke u futur në territor të Serbisë.

Të dy këta kishin dalur të shëtisnin pranë vijës kufitare Kosovë-Serbi, nga ana e territorit të Llapit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat