Shoqata e Bankave reagon pas sulmit të armatosur ndaj filialit të një banke komerciale dhe plagosjes së një zyrtari policor

Aktuale

Shoqata e Bankave reagon pas sulmit të armatosur ndaj filialit të një banke komerciale dhe plagosjes së një zyrtari policor

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 11:29
Pamje nga vendi i ngjarjes

Shoqata e Bankave të Kosovës ka reaguar në lidhje me sulmin e armatosur të kryer në orët e hershme të mëngjesit të sotëm ndaj filialit të një banke komerciale në Prishtinë ku fatkeqësisht është plagosur një zyrtar policor.

“Sektori bankar ka ndjekur me shqetësim rritjen e numrit të sulmeve ndaj bankave me përdorim të armatimit dhe lëndëve shpërthyese gjatë vitit 2020. Shoqata e Bankave të Kosovës ka reaguar disa herë gjatë vitit duke ngritur alarmin që sulmet dhe tentim-grabitjet janë duke u bërë çdo herë e më të dhunshme duke rrezikuar jetën dhe pronën.

Në lidhje me këtë dukuri negative, janë mbajtur edhe takime të shumta me Policinë e Kosovës ku është theksuar se duhet të ketë hetime intensive për zbardhjen e rasteve të ndodhura më herët pasi që nëse nuk zbulohen rastet e mëhershme, atëherë numri i sulmeve mund të vazhdojë të rritet në të ardhmen duke rrezikuar edhe jetën e njerëzve”, thotë Shoqata e Bankave.

Shoqata e Bankave të Kosovës shpreh falënderimin dhe mirënjohjen e sektorit bankar për punën që po bën policia e Kosovës për të rritur sigurinë në vend duke uruar që zyrtari policor të shërohet sa më shpejtë. Njëherit kjo shoqatë i bënë thirrje Qeverisë së Kosovës që të mbështesë policinë e Kosovës me resurset e nevojshme në mënyrë që ata të mund të kryejnë detyrat e tyre me sukses dhe siguri të lartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat