Paralajmërohen kurthe në dialogun Kosovë-Serbi, alarmon profesori: Lajçak mendon se pavarësia e Kosovës nuk është zgjidhje

Aktuale

Paralajmërohen kurthe në dialogun Kosovë-Serbi, alarmon profesori: Lajçak mendon se pavarësia e Kosovës nuk është zgjidhje

Nga: N.Sh Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 14:23
Miroslav Lejçak

Profesori ndërkombëtar Enver Bytyçi, i cili është edhe njëhës i mirë i politikës në Kosovë, thotë se Lajçaku po mendon se pavarësia e Kosovës, nuk është zgjidhje.

Bytyçi shton se sipas Lajçakut, edhe njohja nga SHBA, Kanadaja, Japonia, Turqia, e dhjetëra të tjera na qenka bërë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare!

Këto deklarata Bytyçi i bëri në Facebook, derisa e ka komentuar një deklaratë të ndërmjetësuesit të bisedimeve Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçakut.

“Kërkoni Angela Merkelin dhe Joe Biden si ndërmjetësues të dialogut dhe të zgjidhjes! Ndryshe do ketë vetëm ngatërresa e kurthe serbe ne këtë proces!”, shkruan profesori, transmeton gazeta “Bota sot”.

Lexojeni shkrimin e plotë:

Kjo është deklarata e fundit e Miroslav Lejçak, ndërmjetësues i bisedimeve Kosove-Serbi.

“Unë jam i angazhuar për të lehtësuar bisedimet për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse, me të cilën njëherë e përgjithmonë, do të zgjidheshin të gjitha çështjet e hapura mes palëve dhe që kjo zgjidhje të jetë edhe në pajtim me të drejtën ndërkombëtare dhe ligjet e BE-së”.

Nëse e analizoni, Lajçak mendon se 24 vendet e Bashkimit Evropian e paskan njohur Kosovën në kundërshtim me ligjet e BE-se, sepse kërkon zgjidhje me pajtim me keto ligje.

Sipas Lajçak, efekti i Vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë së Hagës i 22 korrikut 2010 është null, sepse thotë se duhet gjetur zgjidhje në pajtim me të drejtën ndërkombëtare!

Sipas tij edhe njohja nga SHBA, Kanadaja, Japonia, Turqia, e dhjetëra të tjera na qenka bërë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare!

Shkurt Lajçak mendon se pavarësia e Kosovës nuk është zgjidhje dhe se për atë "duhet një zgjidhje tjetër"!

Vazhdoni e bisedoni me diplomatë e politikanë të tillë obstruksioniste e provokatore! Por me Lajçak-un duket se nuk ka e nuk do të ketë zgjidhje!

Kërkoni Angela Merkelin dhe Joe Biden si ndërmjetësues të dialogut dhe të zgjidhjes! Ndryshe do ketë vetëm ngatërresa e kurthe serbe ne këtë proces!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat