Kurti përfshihet në debatin për diasporën, thotë disa fjalë për të

Aktuale

Kurti përfshihet në debatin për diasporën, thotë disa fjalë për të

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 09:51
Albin Kurti

Debatit për diasporën të ngjallur ditëve të fundit i është bashkuar edhe kreu i VV-së, Albin Kurti.

Ky i fundit me anë të një postimi në Instagram, teksa ka shkruar për fituesin e çmimit “Rexhai Surroi” për letërsi, ka folur pak edhe për kontributin e mërgatës.

Lideri i VV-së ka thënë se kontributi i mërgatës është shumë i gjerë dhe jetik për shtetin dhe popullin.

Postimi i plotë:

Çmimi “Rexhai Surroi” për letërsi sivjet iu nda shkrimtarit të ri nga Kosova që jeton në Zvicër, Shkumbin I. A. Gashi, për romanin e tij “Nënë, më fol për ëndërrimtarët”, botuar nga Shtëpia Botuese “Pema”. Do ta lexoj me prioritet këtë libër të Shkumbinit që është edhe kandidat për PhD në fushën e psikologjisë. Kontributi i mërgatës sonë është shumë i gjerë përveçse jetik për shtetin e popullin tone.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat