Haradinaj i bindur për fitore, e mobilizon Deçanin

Aktuale

Haradinaj i bindur për fitore, e mobilizon Deçanin

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 17:00
Ramush Haradinaj

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka zhvilluar sot një takim me përkrahës të kësaj partie në Deçan.

Kjo pasi që vendi është në prag të zgjedhjeve të parakohshme pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për vlefshmërinë e votës së deputetit Etem Arifi, e që ishte vendimtare për formimin e Qeverisë “Hoti”, pjesë e së cilës ishte edhe AAK-ja.

Në një postim në “Facebook”, Haradinaj shkroi se Deçani është i mobilizuar për fitore.

“Deçani sot, i mobilizuar për fitore!”, ka shkruar ai.

Kujtojmë që ky qytet është bastion i kësaj partie. 

Postimi i plotë

Deçani sot, i mobilizuar për fitore!

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat