Me dy fotografi, Albin Kurti flet për familjen Jashari: UÇK-ja lindi nga ky betim i familjes Jashari

Aktuale

Me dy fotografi, Albin Kurti flet për familjen Jashari: UÇK-ja lindi nga ky betim i familjes Jashari

Nga: N.Sh Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 20:03
Shaban, Hamëz dhe Adem Jashari

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka folur për sulmin e 29 viteve më parë që i ndodhi familjes Jashari në Prekaz.

Kurti përmes një postimi në Facebook, ku edhe publikoi dy fotografi, thotë se, 29 vjet më parë forcat serbë sulmuan kullën e Jasharëve në Prekaz, por u sprapsën nga pushkët e bacës Shaban me djemtë e tij.

Kurti thotë se që nga ajo ditë ata jetuan dhe luftuan me dy parime të thjeshta por të vështira.

“1) Nuk do ta lëshojmë Kosovën deri në çlirimin e vendit dhe bashkimin e kombit; 2) Nuk dorëzohemi e nuk nënshtrohemi për së gjalli. Nga ky betim që ata ia bënë tokës sonë e njëri-tjetrit lindi UÇK-ja.”, shkruan Kurti përcjell gazeta “Bota sot”.

Postimi i plotë:

ATA

Fillimi i luftës në Kosovë shënonte betejat e mbrama për ta. Vitet 1997-1999, ishin faza e fundit për ata që po luftonin për liri që nga viti 1991. Saktësisht 29 vjet më parë, me 30 dhjetor, forcat serbe sulmuan kullën e Jasharëve në Prekaz. Mirëpo, aty u sprapsën me panik nga pushkët e Bacës Shaban me djemtë e tij.

Që nga ajo ditë ata jetuan dhe luftuan me dy parime të thjeshta e të vështira: 1) Nuk do ta lëshojmë Kosovën deri në çlirimin e vendit dhe bashkimin e kombit; 2) Nuk dorëzohemi e nuk nënshtrohemi për së gjalli. Nga ky betim që ata ia bënë tokës sonë e njëri-tjetrit lindi UÇK-ja.

ATA dhanë gjithçka. Sepse lirinë e deshën për të gjithë ne. Kosovën e presin ditë të mira. Për aq sa nuk i harron ATA.

ATA Fillimi i luftës në Kosovë shënonte betejat e mbrama për ta. Vitet 1997-1999, ishin faza e fundit për ata që po...

Posted by Albin Kurti on E mërkurë, 30 Dhjetor 2020
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat