Paraqitje e rrallë e Albin Kurtit në vitin 1998

Aktuale

Paraqitje e rrallë e Albin Kurtit në vitin 1998

Më: 2 janar 2021 Në ora: 10:45
Albin Kurti

Në pragun e luftës në Kosovë, pushtuesi serb kishte përjashtuar studentët shqiptarë nga Universiteti i Prishtinës, duke lejuar atë vetëm për studetnët serbë.

Pas kësaj situate, zhvillimi i studimeve për shqiptarët ishte organizuar nëpër shtëpi private , ndërsa pas disa muajsh me presionin ndërkombëtar, Serbia kishte pranuar që studentët shqiptar të ktheheshin në Universtitetin e Prishtinës dhe të mësonin në gjuhën shqipe, por kjo marrëveshje për Albin Kurtin që atëhere përfaqësonte këta studentë ishte e mangët.

Kurti kundërshtonte këtë marrëveshje, pasi sipas saj studentët shqiptarë dhe serbë do të mësonin në dy ndrrime të ndryshme dhe kjo nuk e siguronte atë se studentët shqiptarë nuk do t’i nënshtroheshin dhunës së pushtetit.

“Studentët shqiptarë dhe serbë do të jenë në dy ndërrime të ndryshme, gjë që është e papranueshme për ne, sepse nga këndvështrimi ynë, këndvështrimi ynë jo i dhunshëm, është një lloj aparteidi”, thoshte Kurti për mediat e huaja në vitin 1998.

Për më shumë shihni videon:

 
 
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat