Kongresisti Eliot Engel përshëndetet me foton e Rugovës dhe Thaҫit

Aktuale

Kongresisti Eliot Engel përshëndetet me foton e Rugovës dhe Thaҫit

Nga: H.O. Më: 4 janar 2021 Në ora: 09:34
Engel, Bekteshi, Lukaj, Thaçi, Rugova, Walker, (NAAC Dinner) Washington DC 2000

Opinionisti Ramazan Bekteshi në një postim të tij në Facebook ka përshëndetur Kongresistin Eliot Engel, pasi më 2 janar ai u largua nga pozita si Kryetar i Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Marrëdhënie me Jashtë.

Bekteshi ka thurur lavde të mëdha për Kongresistin Engel, duke thënë se ai është bërë pjesë e historisë së Kosovës dhe do të jetë përjetësisht aty.

Sipas tij, shqiptaro-amerikanëve tani u mbetet një barrë e rëndë, që të gjejnë një mik që do të mbushte gjurmët e thella që la Eliot Engel me dekada, një mision i vështirë që duhet filluar menjëherë, sepse Kosova dhe trojet shqiptare kanë ende nevojë për shqiptaro-amerikanët dhe Amerikën.

Në këtë rast, opinionisti Bekteshi ka publikuar një foto të përbashkët të tij me Kongresistin Eliot Engel e bashkë me ta janë edhe Presidenti historik, Ibrahim Rugova dhe Hashim Thaҫi.

Postimi i plotë:

 

Kryetari i Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Marrëdhënie me Jashtë, Eliot Engel, me 2 janar e mbajti fjalimin e tij lamtumires ne Capitol Hill.

Dy Janari 2021, ishte nje dite emocionale per shqiptaret sepse miku yne i madh dhe i vjeter e mbajti fjalimin e tij te fundit ne Kongres. Shqiptareve do tu mungoj zeri me kumbues qe kishin ne Capitol Hill, njeriu qe ia perkushtoi ceshtjes shqiptare 32 vite te jetes dhe karieres se tij. Ishte poashtu nje dite krenare qe shqiptaret dhe amerikanet sebashku duhet te reflektojne dhe kremtojne trashegimine e pasur te Eliot Engel qe e la ne Kongres duke kontribuar per paqen ne bote. Ai ishte zeri i popujve te shtypur, kudo qe shfaqej shkelja e lirive njerezore e kombetare.

Pas 32 vitesh ne Kongres, i zgjedhur 16 here, Engel, perfaqesoi distriktin e 16-te te New York-ut ne Washington DC, por jo vetem kaq, ai ishte edhe zeri i shqiptareve qe jetojne ne trojet e tyre ne Ballkan, ishte nje nder zerat me kumbues per pavaresine e Kosoves.

Në vitin 1994, kongresmenët amerikanë Eliot Engel (D) e Susan Molinari (R) poashtu nje mike e madhe e shqiptarëve, formuan "Congressional Albanian Issues Caucus" ku u anetaresuan nje grup i miqeve tane ne kongres, demokrate e republikane dhe qe te dy e bashkedrejtuan kete grup, derisa Engel mbet bashkekryetar deri ne diten e fundit.

Engel, sponsoroi disa rezoluta per Kosoven, sponsoroi deshmi, pat rol ne hapjen e zyres amerikane ne Prishtine, luftoi spastrimin etnik dhe gjenocidin ne Kosove, kerkoi sulme ajrore ndaj Serbise dhe trupa tokesore. Perkrahu shqiptaret ne Mal te Zi, Presheve, Maqedoni, perkrahu Universitetin e Tetoves, hyrjen e Shqiperise ne NATO, Pavaresine e Kosoves e veprime te tjera qe nuk pershkruhen as ne nje vellim.

Engel eshte miku yne i pare i huaj qe iu drejtua Parlamentit te Kosoves. Kosova ka shtyp nje pulle postale me imazhin Engel, nje rruge ne Peje e mban emrin e tij, derisa Presidenti Rugova e dekoron me "Medalja e Arte e Lirise", edhe Presidenti i Shqiperise e dekoron me urdherin "Gjergj Kastrioti Skenderbeu".

Shqiptaro-amerikaneve tani u mbetet nje barre e rende, qe te gjejne nje mik qe do te mbushte gjurmet e thella qe la Eliot Engel me dekada, nje mision i veshtire qe duhet filluar menjehere, sepse Kosova dhe trojet shqiptare kane ende nevoje per shqiptaro-amerikanet dhe Ameriken. Honorable Congressmen, do te n'a mungoj fort zeri yt, mbrenda ne salle dhe te shkallet e Capitol Hill qe benim udhe nga mbare Amerika per t'ju takuar juve dhe kolegeve tuaj, dhe ju e mbajtet premtimin. Lamtumire miku yne, ti je heroi yne, ti e bere nje pjese te historise sone dhe mbetesh pjese e saj perjetesisht./Bota sot

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat