Lajm i mirë për Vjosa Osmanin, Azemi thotë se ky deputet i LDK-së ishte i papranueshëm në zyrën e Ibrahim Rugovës

Aktuale

Lajm i mirë për Vjosa Osmanin, Azemi thotë se ky deputet i LDK-së ishte i papranueshëm në zyrën e Ibrahim Rugovës

Nga: A.Zh Më: 4 janar 2021 Në ora: 09:48
Ibrahim Rugova, Vjosa Osmani

Shyqeri Azemi, veprimtar i LDK-së në Zvicër, ka thënë se moskandidimi i Fatmir Rexhepit për deputet të Kosovës, është lajm i mirë për Vjosa Osmanin.

Ai ka thënë se Rexhepi, nuk ishte i pranueshëm në zyrën e ish-presidentit Ibrahim Rugova, përcjell Bota sot.

Sipas Azemit, Vjosa Osmani do të fitojë në zgjedhjet e reja, nëse në ekipin e saj ka mbështetës të filozofisë politike të Rugovës e personalitet që nuk kanë pasur afera korruptive.

Postimi i tij në Facebook:

Fatmir Rexhepi qenka deklaruar se do të jetë në LDK-në e Isa Mustafës, por gjëja se nuk do të kandidojë për deputet. - Realisht, Fatmir Rexhepi ka qenë në LDK gjatë viteve të 90-ta, por nuk ka qenë faktor i rëndësishëm. - Fatmir Rexhepi merret ma shumë me biznesin e tij dhe nuk ka energji për të kontribuar në ndonjë subjekt politik. -

Ky është një lajm i mirë për Vjosa Osmani-Sadriu,pasi Fatmiri e sidomos disa miq të pandashëm të tij, si dhe disa të tjerë, të cilët ishin të papranueshëm në zyrën e Dr. Ibrahim Rugovës, në kohën kur Dr. Ibrahim Rugova u kthye në Prishtinë.

Prandaj, nëse Zonja Vjosa Osmani-Sadriu, do të ketë një fitore të fuqishme, e lus që të ketë një ekip me personalitete, të cilët ishin mbështetës të filozofisë politike të Dr Ibrahim Rugovës, Akademik Fehmi Aganit.. e kurrsesi ata të cilët e shanë, ofenduan dhe shantazhuan Dr. Ibrahim Rugovën që nga momenti kur Rugova u mor me dhunë nga kasapi i Ballkanit - Sllobodan Millosheviq!

Zonja, Vjosa Osmani-Sadriu do të këtë fitore bindëse, vetëm me personalitete që janë të pastër si loti, të cilët nuk kanë afera korruptive apo skandale të mëhershme, si dhe personalitete të gjeneratës së mesme dhe gjeneratës së re, të cilët posedojnë argumente për profesionalizmin e tyre gjatë studimeve Universitare.

Fitorja do të jetë e sigurt, me një elektorat të vendosur dhe të guximshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat